Traditë

”Një pjesë e njerëzisë (që s’ka traditë) është masë, është turmë, është popullatë, po nuk është komb.”

-Lasgush Poradeci-

”Tradita është sundimi i të vdekurve mbi te gjallët. Tradita është një fuqi e fortë, e padukshme dhe serene. Për ne është ë dhëmshur dhe e adhuruar, Ne jemi bijt e saj e në ka ndonjë që pështyn të shkuarën le t’a quajmë të gjithë me një emër: I degjeneruar!”

-Ismet Toto-

“Çdo njeri mbart një traditë që e bën atë çka ai njeri është. Tradita është një zgjedhje, një pëshpërimë si nga kohët e lashta ashtu edhe nga e ardhmja. Më tregon se nga vij.”

-Dominique Venner-

“Tradita duhet të llogaritet në atë që mund të quhet transhendence e brendshme. Kjo është ideja që vazhdon e ripërsëritet se një forcë nga lart është në punë në këtë zonë apo cikël historik, dhe si rrjedhojë se vlerat spirituale edhe mbi-njerëzore përbëjnë boshtin dhe pikën e referencës më të lartë për organizimin e përgjithshëm, formimin dhe justifikimin e çdo vartësi dhe thjesht të reaitetit apo aktivitetit njerëzor. Kjo forcë është një prezencë që transmetohet, dhe ky transmetim – i mbështetur pikërisht nga karakteri i kësaj force, që shkon përtej ngjarjeve të mundshme historike të së ardhmes – është pikërisht Tradita.”

-Julius Evola-

“Futja e idesë së Traditës ndihmon në çlirimin e çdo tradite të veçantë nga izolimi i saj, pikërisht duke e gjurmuar parimin e saj të përgjithshëm dhe përmbajtjen thelbësore në një kontekst më të gjerë, në mënyrë të tillë aq saqë ta integrojë atë në mënyrë efektive. Kjo shkon vetëm në dëm të pretendimeve të ekskluzivizmit dhe privilegjit sektar”.

-Julius Evola-

“Kishim kaluar një ditë të vërtetë shqiptare, tha Ati i Toplanës: ”Duhan, rakia, Pushkë, dashtnia” I sugjerova që dashtnia të vinte e para, sepse maxima est caritas. Por ata thanë, jo në Shqipëri. Dhe kështu mbaroi Dita e Shën Gjonit.”

-Edith Durham-

“Është botëkuptimi i cili, përtej kulturave, duhet të bashkojë edhe të ndajë duke gjurmuar kufijtë e pakapërcyeshëm të shpirtit.”

-Julius Evola-

”Që të bëhemi shtet si duhet, që të formojmë kulturën tonë, të krijojmë qytetërimin tonë, duhet të studiojmë veten tonë dhe të kuptojmë shpirtin tonë përmes traditave dhe zakoneve tona.”

-Vangjel Koça-

“Ne jemi në kundërshti të njëfarë miti: që spiritualiteti dhe kultura të kthehen në një botë që është e varur nga politika. Ne, nga ana tjetër, pretendojmë se është politika ajo që duhet të varet nga spiritualiteti dhe kultura.”

-Julius Evola-