Paganizëm

”Nëse adhuroni armikun tuaj, jeni të mposhtur. Nëse merrni fenë e armikut tuaj, jeni skllavëruar. Nëse përziheni me armikun tuaj, jeni të shkatëruar.”-Polidorusi i Spartës-

”Europa vdes, sepse harroi ligjin, ne vend te rregullit te te zgjedhurve, demokracia sundon. Ne vend te lirise, liberalizmi sundon. Ne vend te detyres, kenaqesia triumfon. Ne vend te luftetarit, tregtari flet. Ne vend te hekurit, floriri qeveris. Europa tradhetoi gjakun dhe cenoi rracen, leshoi boten e nendheshme. Atje ku perparoi Krishterimi, zhburreroi komunitetin e te fortit. Azia Pagane, mbi te gjitha, Japonia Pagane, po armatoset per sulm. Bota eshte plakur nga Krishterimi, vetem djemte Paganë mbeten te rinj.”-Kurt Eggers-

“Mitologjia nuk është një gënjeshtër, mitologjia është poezi, është metaforë. Është thënë mirë që mitologjia është e vërteta e parafundit – e parafundit sepse e fundit nuk mund të thuhet me fjalë. Ështe përtej fjalëve. Përtej imazheve, përtej kufirit të Rrotës Budiste të Bërjes. Mitologjia e shtyn mendjen përtej atij kufiri, në atë që mund të dihet por nuk thuhet.” -Joseph Campbell-

”Nëse gjithçka shkon mbarë, do të vijë një kohë kur njeriu, për të bërë përparime në moral dhe në arsye, do të preferojë të mbajë në dorë ”Kujtimet” e Sokratit sesa Biblën, dhe kur Montenj dhe Horaci do të përdoren si paralajmërues e udhërrëfyes për të kuptuar më të thjeshtin dhe të qëndrueshmin nga të urtët-ndërmjetës, Sokratin. Te ai të çojnë rrugët e shumë regjimeve të ndryshëm filozofikë të jetës që janë në thelb regjimet e jetës të temperamenteve të ndryshëm, të fiksuar nga arsyeja e nga zakoni dhe të gjithë të drejtuar me kulmet e tyre drejt gëzimit për jetën dhe gëzimit për vetveten, gjë e cila mund të konkludohet se ajo që është karakteristikë e Sokratit ishte pjesëmarrja e tij në të gjitha temperamentet.Sokrati është superior ndaj themelusit të krishtërimit për nga mënyra e tij e hareshme e seriozitetit dhe për nga ajo urtësi plot me shenja shpirti që formon gjendjen më të mirë shpirtërore të njeriut. Për më tepër, kishte një intelekt më të madh.”-Friedrich Nietzsche-

”Kristianët ngjajnë me një këshill bretkosash në kënetë, a me një sinod krimbash mbi një kodër bajgash tek kuakin e gërvijnë: “Për ne u krijua kjo Tokë”.-Perandori Julian-

”Për të gjitha qëllimet praktike, krishtërimi ”konvertoi” njeriun perëndimor vetëm sipërfaqësisht; ai përbënte ”besimin” e tij në kuptimin më abstrakt ndërsa jeta e tij reale vazhdoi t’u bindej formave pak a shumë materiale të traditës së kundërt të veprimit, etosi ishte thelbësisht i farkëtuar nga fryma Ariano-Veriore. Në teori, bota perëndimore e pranoi krishtërimin, por për të gjitha qëllimet praktike mbeti Pagane.”-Julius Evola-

“Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.”-Napoleon Bonaparti-

”Në përgjithësi shqiptari, me gjithëse u përshkue nën forma të ndryshme të kristianizmit dhe nën islamizëm, nuk u tregue i kurrnjanit. Traditat e vjetra pagane qenë kurdoherë ma të qëndrueshme.”-Rrok Zojzi-

”Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind çeta jeni shpërnda; Ca thonë kam fe ca thonë kam din; Njeni:”jam turk”,tjetri:”latin” Do thonë:”jam grek’,”shkje”- disa tjerë, Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun e me ju vorfnuë! Vjen njeri i huej e ju rri n’votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t’fitoni. Besën e t’parëve t’gjith e harroni… Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtrëngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!”-Vaso Pasha-

”Në mënyrë që njeriu të ketë sukses në jetë, Zoti i dha atij dy mënyra, edukim dhe aktivitet fizik. Jo veçmas, një për shpirtin dhe tjetri për trupin, por për të dy bashkë. Me këto mjete, njeriu mund të arrijë përsosmërine.”-Platoni-

”Qytetet dhe kombet përkushtuar kulteve hjynore ishin gjithmonë ato më të mençurat dhe më të qëndrueshmet.”-Ksenofoni-

”Për të pasur Zotat pranë jush duhet t’i thirrni ata në prosperitet, si dhe në fatkeqësi.” -Ksenofoni-

”Edhe njerëzit më të rezervuar dhe më të largët të Plavës […] – të cilët kanë sprapsur më shumë sesa një guvernator dhe trupa turke – thuhet se vijnë nga […] të tjerë, të cilët janë ‘shumë të pacipë dhe mosbindës’ janë ‘shumë, shumë të vjetër,’ dhe shumë kohë më parë quheshin Pagani.” -Edith Durham-

”Njerëzit, tha prifti, akoma mbajnë shumë besime pagane për të cilan nuk duan të flasin.”-Edith Durham-

”Kur paganizmi ësht rrënjosur kaq shumë në shpirtin e një populli, që s’ësht zhytur akoma kok’ e këmbë në pellgun e qytetrimit evropjan, atij i duket se fét e tjera mundet t’i ndryshojë më me lehtësi, pse këto nuk i a çrrënjosin bestytnit me të cilat ai ka lidhur ngushtë botëkuptimin e tij, jetën e tij familjare e shoqërore.” -Jakov Milaj-

”Ky hy i Pëgajve a i Gentilve u quejt: Hy, Zojës, Ejt, Gjues prej Shqypëtarësh.”-Shtjefen Gjeçovi-

”Dhe ishte me të vërtetë kundrejt Zeusit, nën këtë petk kaq të hollë, që njerëzit e Shqipërisë jugore akoma vazhdonin edhe e nderonin.” -Ronald Matthews-

”Është gjithashtu e mundur se Zeusi nderohej në Malin e Tomorrit afër Beratit, duke gjykuar nga karakteri i shenjtë i atij mali dhe nga përdorimi i disa kulteve të veçanta të raportuara nga udhëtarët më të fundit aty.” -Arthur B. Cook-

”Gjërat që njeriu modern i konsideron si inerte konsideroheshin nga paraardhësit tanë si të mbushura me forca të gjalla, dhe këto forca të fshehura quheshin Zota.” -Louis Menard-

”Thuhet se Demiurgus është babai i përbashkët dhe mbreti i të gjithë gjërave, dhe që kombeve të tjera ai u ka shpërndarë Perënditë, të cilët janë prefektët e kombeve, dhe kujdestarët e qyteteve, secili prej të cilëve qeveris pjesën e vet, në një mënyrë të përshtatshme. Meqenëse tek babai të gjithë gjërat janë perfekte, dhe të gjithë gjërat janë njësh, por në natyrat e gjërave të shpërndara prej tij, një fuqi tjetër është në patronazh nga një hyjni tjetër, si rrjedhojë Marsi kryeson mbi çështjet e luftës të kombeve; Minerva mbi të njejtat çështje por në lidhje me urtësinë; por Hermesi më tepër të mbajë mprehtësinë mendore sesa të ndërmarrë veprime të guximshme; dhe kështu kombet të cilët qeverisen nga këta hyjni ndjekin esencën e Zotave që qëndrojnë në kreyesi mbi to.” -Perandori Julian-

”Zotat nuk janë rezultat i ndonjë shpikjeje, i krijimit nga shpirti jonë, apo thjesht përfaqësime. Ata rezultojnë nga një eksperiencë.” -Walter F. Otto-

”I gjithë kozmosi është një dorëshkrim […] Lexo këtë libër të hapur, këtë zbulim të Zotave.” -Hermes Trismegistus-

”Ndjej shastisje nga zotat, i dashuroj, i nderoj, i respektoj ato, dhe me pak fjalë kam pikërisht të njejtat ndenja kundrejt tyre siç dikush mund të ketë kundrejt mësuesve apo mjeshtërve apo baballarëve apo gardianëve të mirë apo qenie të këtij lloji.” -Perandori Julian-

”Nuk ka ndarje mes shkencës, filozofisë dhe fesë.” -Alain Danielou-

”Nuk është njeriu i pasur që duhet ta quash të lumtur, por ai që di të përdorë me mençuri bekimet e zotave, të durojë varfërinë e rëndë, dhe ai që i frikësohet çnderimit më shumë se vdekjes, dhe nuk ka frikë të vdesë për miqtë e çmuar ose atdheun.”-Horaci-

”Këtu është shpirti yt i madh – njeriu që i është dorëzuar Fatit; nga ana tjetër, ai njeri është i dobët dhe një i degjeneruar që lufton dhe keqtrajton rendin e universit dhe do të preferonte të reformonte perënditë sesa të reformonte veten.” -Lucius Annaeus Seneca-

“Dashuria e zotave i përket çdokujt që ka pjellë virtytin e vërtetë dhe e ka ushqyer atë, dhe nëse ndonjë qenie njerëzore do bëhej i pavdekshëm, do të ishte ky lloj njeriu.”-Platoni-

“Por pa mitin çdo kulturë e humbet fuqinë e shëndetshme natyrale të kreativitetit të vet: vetëm një horizont të përkufizuar nga mitet e plotëson dhe e bashkon një lëvizje kulturore të tërë. Vetëm miti shpëton të gjithë fuqitë e imagjinatës dhe të ëndrrës Apolloniane nga endjet pa qëllim. Imazhet e mitit duhet të jenë rojtarë djallëzorë të kudondodhur që nuk vihen re, nën kujdesin e të cilëve shpirti i ri rritet në maturitet dhe shenjat e të cilit e ndihmojnë njeriun të interpretojë jetën e tij dhe vështirësitë. Madje edhe shteti nuk njeh ligje më të fuqishme sesa themeli mitik që garanton lidhjen me fenë dhe rritjen e saj nga nocionet mitike.”-Friedrich Nietzsche-

”Nuk vlen askund të himnosh Heronjtë e Lashtë, nëse nuk mundohesh t’u ngjash atyre.”-Perandori Julian-

”Platoni quan Zota ata që janë të dukshëm, domethënë Diellin, Hënën, Qiellin dhe yjet. Por këto janë vetëm pasqyrimet e Zotave të padukshem. Dielli, që është i dukshëm nga ne, nuk është gjë tjetër përveç se pasqyrimi i Diellit Mendor – të pakonceptueshmit nëpërmjet mendjes – dhe Diellit të padukshëm.”-Perandori Julian-

”Sepse ne nuk duhet të merremi me të gjithë filozofët, apo me të gjitha doktrinat, por vetëm me ato filozofi që na mbushin me devotshmëri dhe na mësojnë për perënditë.”-Perandori Julian-