Nacionalizëm
Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.
Faik Konica
Nacionalizmi nuk është i vetëmjaftueshëm: ai duhet të mbushet nga një botëkuptim, përndryshe, është i zbrazët.
Pjesë nga manifesti i ATP
Nocionet e kultivuara nga nacionalizmi i vjetër shqiptar tani janë të vjetruara.
Pjesë nga manifesti i ATP
Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.
Mid’hat Frashëri
Djalin që tradhton atdheun, nuk e do as nëna e vet!
Naim Frashëri
Ne, që si popull kemi dhënë burra shteti dhe ushtarë të mëdhenj, jetojmë sot turpin, të na heqin nga hunda të huajt! Por krenaria e jonë kombëtare na ndalon të organizohemi nën priz të huaj. Vetëdija e jonë kombëtare dhe instikti vetëmbrojtës na ndalojnë ndër këto kohë fort të rrezikshme të vrasim njeri-tjetrin. Mbi të gjitha, nderi i jonë kombëtar na ndalon të gënjejmë, të intrigojmë dhe të shpifim! Jemi vëllezër. Duhet të bëhemi shokë!
Mihal Zallari
Pa u vra tradhëtia nuk mund të bashkohet shqipëria.
Ismail Qemali
Jemi të mejtimit se askush nuk është aq i madh sa Kombi. Kombi qëndron mbi gjithshka, edhe ay më i madhi duhet të jetë në shërbim të Kombit.
Mihal Zallari
Sa t’jet gjall tradhtia plumin n’goj e do alltia.
Isa Boletini
Shpëtimi a humbja e Shqipërisë është në dorë të shqipëtarëve.
Sami Frashëri
Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqipëtarëve!
Ali Asllani
Zotërinj, nuk jam as për Shqipërinë e madhe as për Shqipërinë e vogël. Jam për Shqipërinë Etnike në të cilën sot banojnë tërësisht shqiptarë apo shumicë shqiptarësh e që kanë shprehur vullnetin të bashkohen në një komb të vetëm, të ndarë padrejtësisht, në një atdhe e shtet kombëtar.
Mid’hat Frashëri
Tradhëti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës. Tradhëti është edhe kur mbjell farëra, që janë kundër interesave të kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit.
Ismet Toto
Ne shokët e Komitetit Ekzekutiv jemi të parimit se burrat kanë vlerë mesa përfaqsojnë virtutet e racës sonë dhe virtutet e racës shqiptare janë: karakteri i fortë, mos me pasë frikë nga vdekja, mos me pasë frikë nga përgjegjësia, me pasë ndërgjegjien e përgjegjësisë kombëtare.
Mihal Zallari
Vëllezer qem’ e jemi, s’kemi për t’u ndarë, bes e fe ne kemi, kombin shqiptar!
Hilë Mosi
Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia!
Isa Boletini
Lufta dhe rezistenca e armatosur janë mënyrat e vetme për çlirimim kombëtar.
Çerçiz Topulli
Nacionalisti i ka vënë vetes kufij nga jashtë, për të ruajtur personalitetin e vet dhe kërkon kufij të gjerë nga brenda, për me qenë i lirë në zhvillimin e natyrshëm të vleravet të tij të prirjevet të tij, shkurt të karakterit të tij. Kurse universalisti thotë: bëju si unë, nacionalisti përkundrazi lyp: bëju siç je, me fjalë të tjera: qëndro besnik i vetvetes.
Mihal Zallari
Partija jonë është Shqipëria.
Mid’hat Frashëri
Cili duhet të jetë ideali ynë? Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.
Mid’hat Frashëri
Nuk ka asgjë më të dobishme dhe më të bukur se rendi.
Ksenofoni
Pa sakrifica nuk bëhet Komb. Qytetërimi dhe lartësimi e një shoqërie në çdo drejtim qoftë kërkon punë me mënd, mundim, djersë e durim po edhe çpërthime heroike e sakrifica të çdo nature. Njeriu që rron me një bindje duhet edhe të jetë në lartësin’ e sakrificës së fundit, kur ajo bindje duhet të kthehet në realitet. Vetëm këta njerës meritojnë të rrojnë dhe të vdesën.
Ismet Toto
Ne shkojmë me pushkë në dorë, në male, për të kërkuar lirinë, drejtësinë, civilizimin e përparimin për të gjithë… për të dëbuar Turqit nga Mëmëdheu ynë i dashur.
Çerçiz Topulli
Mos pandehni se me trimëri mund të bëjmë ndonjë punë të madhe. Trimëria e shqiptarëve nuk e shpetoi dot as Nishin, as Vranjën as Leskovecnë, që i rrëmbeu Serbia, as Tivarin e Ulqinin që i gllabëroi Mali i Zi, as Çamërinë që e mori Greqia. Shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma. Për të rrojtur si komb, duhet të luftojmë për t’u bërë e për t’u njohur si komb.
Mid’hat Frashëri
Aristokratia spirituale në krye. Nuk na duhen vetëm ingjinerë, doktorë, ekonomistë dhe politikanë në krye të shoqërisë. Vetëm zotësia teknike, vetëm intelekti nuk mjafton. Këta teknikë, intelektualë dhe specialistë duhet të kenë dhe shpirt. Dhe kur s’kanë shpirt, s’vlejnë hiç, përkundrazi, mund të jenë dhe të dëmshëm. Kur themi duhet të kenë shpirt, duam të themi duhet të jenë pjesëtarë të Aristokratisë spirituale, duhet të jenë misionarë të idealit kombëtar, duhet të jetojnë për Idenë e Kombit dhe të sakrifikohen për të.
Ismet Toto
Pa jetë intelektuale s’është e mundur të punohet as nonjë ide shoqërore; dhe pa idera, as nonjë jetë kolektive, as nonjë përpjekje reformonjëse, as nonjë Shtet. Idea i konditon faktet. Idetë false ose të falsifikuara, na kanë shpurë në faliment. Idetë e drejta do të na ndihmojnë të rindërtojmë, dhe të rindërtojmë fort. Tërë problemi ësht një problem qëndre, një problem i organizimit të fuqive intelektuale të vendit me një drejtim të caktuar dhe me një ndriçim të mjaftuar!
Branko Merxhani
Detyra e çdo njeriu që lindi e u rrit shqiptar dhe flet gjuhën e këtij vëndi, është të bëjë ç’është e mundur pas fuqive të tij, dhe me një kuptim të thellë të konditave dhe të realitetit të sotëm, për të ndihmuar këtë popull, për të forcuar idealet e shenjta të atdhedashurisë dhe të vëllazërisë kombëtare.
Ismet Toto
Ideali është prova më e mirë e vitalitetit të një populli. Si mjerë ata popuj që nuk kanë ideale!
Branko Merxhani
Një klimë e fortë nacionaliste, një riorganizim shoqëror, një disiplinë dhe rregullim i të gjitha klasave të popullit dhe interesave të tyre, një veprimtari e fuqishme drejt oksidentalizmit, kjo është Shqipëria ideale.
Ismet Toto
Kombet ngrihen dhe mbahen në këmbë vetëm për hir të të vdekurve të tyre të mëdhenj. Të gjallët vetëm i përbëjnë kombet. Ata që i bëjnë, që i shtyjnë përpara, që u japin frymë, erë dhe gjak, janë të vdekurit e tyre të vajtuar e të nderuar.
Branko Merxhani
Perioda e Rilindjes sonë ka qënë një përsëritje e periodës së Skënderbeut. Ka pasur për qëllim nacionalizmën.
Vangjel Koça
Diktatura, vetëm Diktatura do të ngrejë nga errësira e padijes në dritën e diturisë turmat shqiptare; sepse Diktatura do të shenjtërojë ndjenjat, do të falë shëndetin, do të europianizojë Atdhenë e Kastriotit.
Ismet Toto
Me forcë mund të mbahet qetësia, por nuk bëhet kombi. Për të mbrujtur kombin duhet IDEJA, që ndez njerëzit dhe plazmon kolektivitetet.
Ismet Toto
Nacionalizma shqiptare duhet të ringjallet dhe të forcohet që të dominojë të gjitha shfaqjet e jetës shqiptare. Me shëmbëlla pune, sakrifice dhe përpjekjeje të parreshtur t’i mbushet mendja edhe popullit se klasa që drejton, përpiqet për të mirën e tij dhe për lartësimin e tij në sfera më të larta.
Ismet Toto