Kalendari i festave tradicionale pagane shqiptare

(Shpjegimin e plotë të kalendarit dhe festave tradicionale pagane shqiptare mund ta gjeni më të detajuara tek libri jonë: [NJË UDHËZUES PËR FESTAT PAGANE SHQIPTARE])

Ky kalendar ka si qëllim të jetë një mjet i dobishëm dhe praktik për të gjithë shqiptarët e interesuar për traditat e tyre dhe në mbijetesën e tyre. Mbi të gjitha ka si synim shqiptarët paganë, në mënyrë që të orientohen më mirë në ciklin e vitit dhe të nënviëzohen këto momente kyçe të tij, duke e shprehur secilin si një festim.

Me të vërtetë, kremtet tona të lashta festonin ciklin e vitit dhe si rrjedhojë Rendin natyror të Zotave (kozmosit), një rend në të cilin njerëzit gjithashtu ishin pjesë si rojtarët e këtij rendi. Reflektimi midis ciklit të vitit dhe ciklit të jetës së njeriut përkon me marrëdhënien  midis makrokozmosit dhe mikrokozmosit. Kështu pra, në mënyrë që të mbahet një harmoni kozmike, është shumë e rëndësishme njohja me ditët e kremtimeve tona të lashta.

Sipas etnografëve si Rrok Zojzi dhe Mark Tirta, përgjatë vitit populli shqiptar ka patur shumë ditë festash. Edhe pse shfaqen nga ana sipërfaqësore ndryshe, prej emrave të tyre apo ditëve në të cilat festohen, në fakt shumica e tyre janë variacione të të njejtave kremte. Këto dallime mund të shpegohen nga traditat lokale, nga gjurmë të kalendarit Julian të cilat nuk mund të fshiheshin me futjen e kalendarit Gregorian, nga veçime gjeokrafike midis zonave malësore dhe fushave etj. Pa përmendur përzierjen me festat nga besimet abrahamike…

Pra, ky kalendar përpiqet të bashkojë sa më shumë që të jetë e mundur të gjithë ditët e kremteve shqiptare në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Sigurisht, qëllimi këtu nuk është fshirja e traditave lokale dhe variacioneve të këtyre festimeve (ose braktisja e atyre që janë unike për një vend të caktuar). Këto manifestime të shumta të paganizmit shqiptar, përkundrazi duhet të ruhen dhe të promovohen, por në një mënyrë hierarkike dhe organike. Ne nxisim të gjithë bashkatdhetarët tanë të angazhohen përsëri me kulturën e tyre, të lexojnë dhe të mësojnë rreth saj (që në ditët e sotme është një akt revolucionar) dhe të njohin se kush janë. Atëherë, do të festohet me bashkëatdhetarët një festë në një ditë të përbashkët dhe më pas do të festohen versionet lokale të kësaj feste sipas identiteteve rajonale ku do dalin në pah edhe veçantitë e kulturave në këto rajone të ndryshme. Identiteti i përbashkët i festimeve tona kështu bëhet edhe më i dukshëm pavarësisht nga dallimet lokale të datave dhe emrave, ashtu si festat e ndryshme të shenjta europiane bëjnë pjesë te botëkuptimi më i gjerë shpirtëror Indo-europian, pavarësisht ndryshimeve të tyre kombëtare.

Calendar of traditional Albanian pagan feasts

(The full explanation of the traditional Albanian pagan calendar and feasts can be found in more detail in our book: [A GUIDE TO ALBANIAN PAGAN FESTIVITIES])

This calendar is meant to be a handy tool for all Albanians interested in their traditions and in their survival. Above all it is aimed at pagan Albanians to help them orientated in the cycle of the year and to highlight them its key moments, each expressed by a celebration.

Indeed, our ancient festivities celebrated the cycle of the year and thus the Gods’ natural Order (the cosmos), an order which men were a part of as well as its guardians. The reflection between the cycle of the year with the cycle of men’s life corresponds to the relationship between macrocosm and microcosm. Therefore, in order to maintain cosmic harmony, it is very important to know about our ancient celebration days.

According to ethnologists like Rrok Zojzi and Mark Tirta, throughout the year the Albanian people had many celebration days. Although they appear on the surface as different, because of their names or of the day they are celebrated, most of them are in fact variations of the same festivities. These differences can be explained by local customs, traces of the Julian calendar that the introduction of the Gregorian one was unable to erase, geographical disparities between mountainous areas and fields, etc. Not to mention the intermingling with festivities from the Abrahamic faiths…

Thus, this calendar tries to unify as much as possible all the main Albanian celebration days in an easy-to-follow way. Of course, the aim here is not to erase the local traditions and variations of these celebrations (or to forsake those that are unique to a place). These rich manifestations of Albanian paganism should on the contrary be preserved and promoted, but in a hierarchic and organic way. We incite all of our compatriots to reengage in their culture, to read and learn about it (which is nowadays a revolutionary act) and to know who they are. Then, they will celebrate with their compatriots a feast on a common day and later celebrate a local version of it according to their regional identities. Our celebrations’ common identity is thus made more visible regardless of the local differences of names and dates, just like the various European feasts and holly days partake to the wider Indo-European spiritual worldview regardless of their national differences.