Thënie antidemokratike
Në cirkun demokratik dhe përrallave të arta që ky sistem prodhon, ATP ju servir disa thënie antidemokratike nga mendjet më të shqurara të historisë për të përbuzur edhe një herë këtë marrëzi liberale që na ofron kjo epokë.
“Pse duhet t’i kushtojmë kaq shumë vëmendje asaj që mendon shumica?”
-Sokrati-
“Nëse doni të gaboni, atëherë ndiqni masat.”
-Sokrati-
“Ligjet e demokracisë mbeten një shkronjë e vdekur, liria e saj është anarki, barazia e saj është barazia e të pabarabartëve.”
-Platoni-
“Një vendim i mirë bazohet në njohuri dhe jo në numra.”
-Platoni-
“Demokracia përfaqëson mosbesimin në të gjithë njerëzit e mëdhenj dhe në të gjitha shoqëritë elitare: të gjithë janë të barabartë me të gjithë.”
-Friedrich Nietzsche-
“Askush nuk është më inferior se ata që këmbëngulin të jenë të barabartë.”
-Friedrich Nietzsche-
“Demokracia është e bukur në teori, në praktikë është një gabim”.
-Benito Mussolini-
”Opinioni i dhjetëmijië personave nuk ka asnjë vlerë, nëse asnjë prej tyre nuk di asgjë rreth argumentit.”
-Mark Aureli-
”Nuk ka pabarazi më të madhe se trajtimi i barabartë i të pabarabartëve.”
-Aristoteli-
“Shteti i vërtetë -vështirë se është e nevojshme të thuhet kjo- nuk pranon sundimin e partive të regjimeve demokratike.”
-Julius Evola-
“Çdo demokraci është gjithashtu një shkollë imoraliteti, një ofendim ndaj dinjitetit dhe kodit të brendshëm të sjelljes që duhet të jetë marka e një klase të vërtetë politike.”
-Julius Evola-
“Të dëgjosh teksa flasin këta mbrojtës të demokracisë, do të mendohej se njerëzit arsyetojnë si një komitet njerëzish të mençur, ndërsa në të vërtetë vrasjet gjyqësore, premtimet meskine, zgjedhjet e egra dhe mbi të gjitha luftërat e kota dhe shkatërrimtare janë kryesisht bërthama e kësaj forme qeverie.”
-Joseph de Maistre-
“Demokracia do të thotë dëshpërim për të gjetur ndonjë hero për t’ju qeverisur, dhe vështirësi të duroni mungesën e tyre.”
-Thomas Carlyle-
“Për një monarki është e thjeshtë të bëhet një tirani, një aristokraci një oligarki, ndërsa një demokraci tenton të degjenerojë në anarki.”
-Niccolo Machiavelli-
“Si është e mundur që athinasit të kenë një fat kaq të lumtur sa të gjejnë dhjetë burra çdo vit për t’i zgjedhur si gjeneralë; sepse unë kam gjetur në shumë vite vetëm një gjeneral, Parmenion, në të gjithë mbretërinë time.”
-Filipi i Maqedonisë-
“Kemi mbërritur, pa e kuptuar, në një regjim ku nuk lejohet të mendohet gabimisht dhe ku nuk lejohet as të jetohet gabimisht. Ashtu si marksizmi, demokracia beson në një të vërtetë morale sepse beson, si marksizmi, në progres të njerëzimit dhe rrjedhimisht në kuptimin e historisë.”
-Maurice Bardeche-
“Monarkitë e mëdha të Evropës ia detyrojnë qytetërimin për të cilin janë kaq krenare republikës së vogël të Athinës, të padukshme në hartën botërore. Megjithatë, qytetarët e këtij komuniteti të vogël do të buzëqeshnin me keqardhje kur të dëgjonin të flisni për demokracinë tuaj. Ata do ta kishin besuar veten se janë të lirë,pasi kanë vendosur emrin e njërit prej deputetëve në detyrë për miratimin e taksave në një kuti çdo pesë apo gjashtë vjet.”
-Louis Menard-
“Liberalizmi, pastaj demokracia, më pas socializmi, pastaj radikalizmi, e në fund komunizmi dhe bolshevizmi janë shfaqur në histori vetëm si shkallë të së njëjtës së keqe, fazë ku secili përgatit tjetrin në një proces rënieje.”
-Julius Evola-
“Jo vetëm që demokracia e bën çdo njeri të harrojë paraardhësit e tij, por fsheh edhe pasardhësit e tij.”
-Alexis de Tocqueville-
“Populli nuk zgjedh ata që i shërojnë, por ata që i drogojnë.”
-Nicolás Gómez Dávila-
“Demokracia nuk ishte në greqisht një fjalë miratimi, por ishte pothuajse e barabartë me ‘sundimin e turmës’; dhe neglizhoi të vinte në dukje se filozofët grekë -dhe shumë më tepër është Greqia shtëpia e filozofisë- nuk e miratuan atë. Dhe Shtetet e mëdha greke, veçanërisht Athina në kohën e artit dhe fuqisë së saj të lartë, ishin më tepër diktatura, në mos ishin monarki ushtarake si Sparta!”
-J.R.R Tolkien-