Antikomunizëm

”Komunizma është një ide. Një ide antikombëtare, shkatërronjëse. Por është ide, ideja nuk zhduket me gërbaç, por me një kundëride më të mirë. Për ne kundëridea më e mirë është idea kombëtare. Idea kombëtare me një përmbajtje shoqërore të gjerë e të re. Këtë ide kombëtare do të mund ta rritim, ta rrënjosim e ta mbajmë lart në këmbë, vetëm me një ideal energjik.”-Vangjel Koça-

”Iluzioni më i madh i ditëve tona është që demokracia dhe liberalizmi janë antiteza e komunizmit.”-Julius Evola-

”Ne shqiptarët, edhe sikur të bëhemi që të gjithë një milionë Leninër, prapë se prapë Shqipërinë s’e bëjmë dot bollshevike dhe i vetmi rezultat i çdo tentative do të ishte, që të hamë disa grushte solemne, që të na vijë mëndja rotull.”-Ismet Toto-

”Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa më poshtë. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësia. ”-Mid’hat Frashëri-

”Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por dhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut.”-Mid’hat Frashëri-

”Atëherë si justifikohen ata njerëz që bëjnë propagandë komuniste në Shqipëri? Ata nuk justifikohen veçse kështu: janë kalamaj nga trutë, s’dinë ç’bëjne. Ku rrojnë, s’njohin thellë as teorinë marksiste, as gjendjen e botës jo marksiste, jane kalamaj që dehen me ëndrra që s’kanë asnjë posibilitet realizmi.”-Ismet Toto-

”Siç e dini ”fashist”,”racist” etj, janë etiketime që përdoren për të diskredituar dikë, pa bërë asnjë përpjekje për të lexuar idetë e tij në thellësi.”-Julius Evola-

”Shqiptarët, si Arian me prejardhje Ilire, nuk mund ta injorojnë traditën dhe do të shpëtojnë nga hidra e komunizmit.”-Rexhep Mitrovica-

”Komunizmi asht pasqyrë e rrejshme e atyne popujve qi, tue pasun qytetnim të vetin dhe tue qenë të pa aftë t’ia mbërrijnë zhvillimit të tjerve, duen të barasojnë gjithçka mbi emnuesin e përbashkët të shkatrrimit.”-Mustafa Kruja-

”Se agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij përgatisnin plane në ç’mënyrë ta bëjnë Shqipërinë një provincë serbe, edhe mbasandaj kanë guximin të thonë se kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë!”-Mid’hat Frashëri-

”Liberalizmi, pastaj demokracia, socializmi, radikalizmi dhe në fund komunizmi dhe bolshevizmi u shfaqën në histori si jo më shumë se sa nivele të ndryshme të së njëjtës së keqe, faza në cilat çdonjëra parapergatit tjetrën në tërësinë e procesit të dekadencës. Në fillim të këtij procesi qëndron njeriu perëndimor i cili theu lidhjet e tij me Traditën, duke mohuar çdo simbol të një autoriteti dhe sundimi më të lartë; ai reklamoi për veten si individ një liri të rreme dhe iluzionare; ai u shëndrrua në një atom në vend që të ishte një pjesë e vetdishme e bashkimit organik dhe të hierarkisë si një e tërë. Dhe atomi, në fund, duhet të gjejë, në kundërshtim me veten, njeriun e një atomi tjetër, individë të tjerë, dhe bëhet pjesë e ngritjes e mbretërisë së sasisë, e numrit të thjeshtë, e turmave lëndore dhe të mos ketë zot tjetër perveç ekonomisë sunduese.”-Julius Evola-

”Kapitalizmi modern është po aq subversiv sa edhe marksizmi. Pikëpamja materialiste e jetës në të cilen bazohen të dy sistemet është identike. Per sa kohë që ne flasim vetëm për klasat ekonomike, fitimin, pagat dhe prodhimim, për sa kohë që ne besojmë se përparimi i vërtetë njerëzor përcaktohet nga një sistem i veçantë i ndarjes së pasurisë dhe të mirave, atëherë ne nuk jemi aspak afër asaj çka është thelbësore.” -Julius Evola-

”Regjimi Bolshevik paska si qëllim kryesor të zhdukë regjimin kapitalist t’Evropës. Ëndër! Bolshevizmi rus s’është gjë tjetër veçse një mënyrë zbatimi ruse që ka si qëllim të futij në Rusi metodat kapitaliste t’Evropës. Ndryshimi në mes është në mënyrën me të cilën zhvillohet ky proces, i cili atje kërkon rrugat që të pajtohet me temperamentin e vëndit. Bolshevizmi që të vërë në dorë mjetet e punimit që përdor kapitalizmi evropian dhe gjer më sot viktima të tmershme dhe therorizoi me miliona frymë njerëzish. Në realitet Marksismi nuk mohon aspak vlerën e regjimit kapitalist.”-Branko Merxhani-

”Bolshevizmi është një prodhim rus dhe s’mund të ketë veç se edhe një zhvillim rus.”-Branko Merxhani-

“Socialistët pyesin se cili është programi ynë? Programi ynë është të thyejmë kokat e socialistëve.” -Benito Mussolini-