Kometa Ismet Toto | ATP

12 korrik 1937 është data kur ndërroi jetë Intelektuali Kryengritës Ismet Toto. Për ATP, prej vitit 2019 kur nisi rrugëtimi ynë, Ismet Toto ka qenë kolona jonë bazë ideologjike dhe frymëzuese si dhe do të vazhdojë të ketë peshë themelore në botëkuptimin tonë. Prej vitit 2019 shkrime të shumta, thënie dhe vepra të familjes Toto janë publikuar nga ne rregullisht si dhe do të vazhdojnë të publikohen akoma më shumë edhe në vijim. Për ata që e njohin dhe e kuptojnë figurën e tij, Ismet Toto ishte një kometë që nuk i vjen më qiellit Shqiptar.

Një nga maskaradat e historisë shqiptare është lënia në harresë së Ismet Totos dhe familjes së tij e cila luajti rol thelbësor në jetën intelektuale, shtetërore dhe kryengritëse kombëtare. Por detyra jonë morale është të mbajmë gjallë idetë, frymën intelektuale dhe kryengritëse shembullore të familjes së nderuar Toto.

Për rikujtesë !

Ismet Toto lind në Progonat të Gjirokastrës. Shkollohet në Romë dhe rikthehet në Shqipëri me bagazhin intelektual si publicist dhe përkthyes. Sëbashku me Vangjel Koçën dhe Branko Merxhanin themelojnë Neoshqiptarizmën (rrymën mendore intelektuale nacionaliste shqiptare). Neoshqiptarizma mbetet edhe sot si botëkuptimi më i lartë i nacionalizmit Shqiptar.

Gjatë kohës së mbretërisë Ismet Toto merret me publikime të shumta në gazetat dhe revistat e kohës si “Arbënia”, “Minerva” , “Illyria” etj. Mendimet e tij përhapen shpejtë dhe Ismeti bëhet idhull i djalërisë nacionaliste. Gjatë periudhës publicistike Ismet Toto përkthen në shqip Platonin dhe Biografin e Ataturkut, Platoni si mendimtari themelor i civilizimit oskidental dhe Ataturku si shtetbëresi më serioz i shtetit laik modern Turk, ku sipas tij shqiptarët duhet te merrnin shembuj për të hequr mbetjet dhe mendësitë e kalbura neo-osmane nga mbretëria.

Ismet Toto ne shkrimet e tij trajtonte shpesh luftën shekullore (e cila sot është më aktuale se kurrë) mes Shqipërisë oksidentale që mbetej synimi më i lartë, dhe Shqipërisë orientale osmanllie qe ishte në luftë të vazhdueshme me idealin Kombëtar Shqiptar. Dikur ai shkruante se Shqipëria ose do bëhet “Zvicër” falë aplikimit të frymës dhe lëvizjes mendore Neoshqiptare ose në të kundërt do të bëhet “Afganistan”. Dhe sot ska aspak dyshime që jemi kthyer si në Afganistan.

Në maj të vitit 1937, familja Toto, me Ethem Toton si ministër i brendshëm, krahas ushtarakëve dhe figurave të tjera nacionaliste organizonjnë Kryengritjen e Delivinës e cila synonte “Diktaturën e Ndritur Nacionaliste” (term i përdorur dhe i shtjelluar në shkrimet e Ismet Totos). Sipas familjes Toto mbretëria kishte dështuar së instaluari një shtet modern europian e diktaktorial (si shteti fashist i Duçes, Hitlerit, Ataturkut etj) dhe në përpjekje për të marrë Shqipërinë me luftë të armatosur bie nën Xhandarmërinë e mbretit Zog ku burgoset në burgun e Gjirokastrës dhe dënohet me varje.

Figura e Ismet Totos nuk mund të përshkruhet mjaftueshëm në një shkrim, por shembulli i tij dhe veprat fenomenale që la pas janë të paarritshme nga asnjë shqipfolës deri më sot. Ismet Toto dhe Neoshqiptarizma e tij mbetet shembulli ideal për ATP-në, Militantët tanë apo për të gjithë Shqiptarët e denjë. 

Thënia legjendare në letrën e tij të fundit në burgun e kështjellës së Gjirokastrës na frymëzon sot në ketë përkujtim të tij më shumë se kurrë:

“Bota nuk është e atyre që ngrohen, bota është e atyre që digjen.”