Antiabrahamizëm

“Çfarë është më e dëmshme se çdo ves? Simpati dhe keqardhje praktike për të gjitha dështimet dhe të gjithë të dobëtit: Krishterimin.”

-Friedrich Nietzsche-

“Teologjia e krishterë është gjyshja e bolshevizmit.”-Oswald Spengler-

“Krishtërimi dhe Islami janë njësoj të huaj për Shqipërinë dhe Evropën, anti tradicionale në thelbin e tyre, kundër iniciativës në parimet e tyre dhe kanë sjellë ndarje midis shqiptarëve dhe evropianëve.”-Pjesë nga manifesti i ATP-

”Mësimet e islamizmit e të katolicizmit, ligji i sheriatit e i kishës, të gjithë i janë nënshtruar Kanunit të Lekës. ” -Edith Durham-

“Të vjetrit”, – më thotë shqiptari nga jugu, – “na thonë se japonezët nuk janë kristianë dhe se rusët janë të Kishës sonë. Po ç’na hyn në punë Kisha ne? Ne i urrejmë rusët! Këtu, ja ku po të them, jemi të gjithë japonezë!”-Edith Durham-

“Shqiptari është gjithnjë shqiptar. Myslimanëve serbë e bullgarë u është fshirë çdo ndjenjë kombëtare nga fuqia e madhe e islamizmit. Ata mbahen për turqit më fanatikë të Evropës sa ua kanë frikën edhe bashkëkombësit e tyre kristianë. “Turk”, që të jemi gjithnjë të qartë, në gadishullin ballkanik do të thotë mysliman dhe nuk ka lidhje me racën. Shumë “turq” nuk flasin as turqisht, por serbishte të pastër. Ndërsa me shqiptarin ndodh krejt ndryshe. Ai është së pari shqiptar – feja vjen mbrapa. “-Edith Durham-

“Kleri duhet të shikojë punët e veta. Kur të fillojë të përzihet në punët tona, na duhet të ngrihemi të flasim fort, e në qoftë nevoja, ta shtyjmë dhe më tej punën. Ose të rritet një brez i ri që të mos jetë as katolik i mirë, as mysliman, as orthodhoks, por vetëm e vetëm shqiptar i nxehtë me mendësi radikale evropiane, ose jemi fikë!”-Ismet Toto-

”Poshtë rob’rija! Posht’ errësira, që po përdorin armikët sot! Njeri me kisha, tjatri me xhamira; Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot!”-Mihal Grameno-

”Besimi kristian që prej zanafille është flijim, flijim i krejt lirisë, krejt krenarisë, krejt vetëbesimit të shpirtit; Është në të njëjtën kohë përulje, një vetërrënim dhe vetëgjymtim.”-Friedrich Nietzsche-

”Në kristianizëm as morali, as feja nuk bien në kontakt me realitetin në asnjë pikë.”-Friedrich Nietzsche-

”Për sa kohë që prifti, ky mohues, shpifës dhe helmues profesionist i jetës, mbahet ende si një lloj i epërm qenieje njerëzore, atëherë nuk mund të ketë përgjigje ndaj pyetjes: “Ç’është e vërteta?”-Friedrich Nietzsche-

“Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij… e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko. “-Lukiani-

”Shqiptarët? Sot s’ka shqiptarë, turku, greku na kanë përndarë! Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia, na gënjejnë… U prish Shqipëria…”-Andon Zako Çajupi-

”Kqyre priftin, hoxhën, popin… se si gjuhën ta mallkojnë, e plancukun e vet ngopin, e shqyptart … kta qej durojne!”-Hilë Mosi-

”Fanatizëm n’paç për fe, atdhetar i drejt nuk je!” -Hilë Mosi-

”Krishtërimi mbetet edhe sot e kësaj dite fatkeqësia më e madhe e njerëzimit.”-Friedrich Nietzsche-

”Fatkeqësia më e madhe për popullin tonë, në kohën e sundimit osman, qe ndarja e tij në fe të ndryshme, klerikët e të cilave ishin bërë vegla të verbra të propagandës politike dhe vareshin prej shteteve të huaja.” -Ali Këlcyra-

”Armiku kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte kuçedra me dy kokë, fanatizmi mysliman e ortodoks, që qe ngulur si një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën e përparimit kombëtar. Qysh kur ndërgjegjja kombëtare u copëtua nga jataganët e jeniçerëve, feja ka qenë arma kryesore në duart e të huajve të interesuar për të shkulur nga rrënjët idenë e një atdheu shqiptar.” -Ali Këlcyra-

”Në aktakuzë përpiqni t’i ndani shqiptarët në katolikë e në myslimanë. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik as mysliman. Kjo për mua është fyese.” -Jakup Krasniqi-

”Spiritualisht, ne jemi të gjithë Semitë.” -Papa Piu XI-

”Feja e krishterë, myslimane, judaike, madje dhe ajo indiane, bazohen në ideologjinë e mëshirës. Mendoj se mëshira është alfa dhe omega e feve me prejardhje judaike. I luten me përulësi mëshirës së “zotit”, që do të thotë se i luten me përulësi dhe mëshirës së kundërshtarit, të fuqishmit, pushtuesit.”-Aristidh Kola-

“’Mbretëria e Parajsës’ është një kusht i zemrës – jo diçka që vjen ‘mbi tokë’ apo ‘pas vdekjes’.”-Friedrich Nietzsche-

”Në sheshin e shqyrtimit të problemeve shoqërore s’ka vend as kisha, as xhamia.”-Ismet Toto-

”Na duket se ne Shqiptarët nuk ndjejmë aq nevojë të madhe për të ndërtuar Kishë dhe Xhami, sa na duhen Biblioteka, Muzeo, Stadiume, Udhë të mira, Spitale, Shkolla e ku di unë sa të tjera. Besnikët e Perëndisë do të bënin veprën më të çkëlqyer po të ndihmonin pa kursim për ngritjen e këtyre të fundit, se sa për të parat. Feja e Shqiptarit të Vërtetë është dhe duhet të jetë SHQIPËTARISMA.”-Vasil Alarupi-

”Është koha të themi se organizimet fetare, me gjithë supersticionet e tyre, me tërë systemet e tyre filosofike e fiskale, janë anakroniste dhe nuk i përgjigjen më kohëve. As që ësht’ e mundur me ndonjë mënyrë të bëhen këto eksponente të kulturës dhe të qytetërimit, siç duan të pretendojnë njerëzit e veshur në uniforma, njerëzit që predikojnë edhe sot e gjithë ditën se shenjtorët, sado të nguruar, mund të lozin synë!”-Ismet Toto-

”Shteti i jon si i proklamuem zyrtarisht afetar nuk mund ti permetoj asnji komunitetit fetar të përzihet në çashtjen e veprimit të shkollavet”-Stavri Vinjau-

”Me një fjalë gjerë në 1878 shqiptari s’ka patur ndërgjegjeje kombëtare. Përcarja fetare, dëmi më I madh që turku I bëri shqiptarit, sepse myslimanin e bëri ushtar, mercenary dhe “memur” të turkut, edhe të krishterin ortodoks e hodhi në gjirin e idesë së madhe të grekut.”-Vangjel Koça-