Identitet Shqiptar
- ”Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashktingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbërit ndihmonin propagandën e turqve të rij.”-Mehdi Frashëri-
- “Myslimanë të ndryshëm joshqiptarë dhe joevropianë kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë përhapur propagandën e tyre antishqiptare për të fshirë identitetin dhe shpirtin tonë dhe për të promovuar në vend të tij një identitet mysliman për popullin tonë.”-Pjesë nga manifesti i ATP-
- ”Kur vajta në Rumeli pyesja njerëzit ”çfarë je ti?” – Katolik – m’u përgjigj njëri. Në bullgari pyesja ”çfarë je ti?” -Ortodoks…- Dhe kështu kur po mbytesha nga gjithë dogmat idiote të njerëzve, hyra me në fund në Shqipëri dhe pyeta ”çfare jeni ju?”- Shqiptarë – m’u përgjigjën të gjithë qartë dhe pastër.”Më në fund” thashë ”këtu shpëtova nga fantikët dhe devotësit”.”-Edith Durham-
- “Pushka nuk është një mjet për shqiptarin, është pjesë e trupit të tij.”-Hermann Neubacher-
- “Banorët e krahinave të tjera, kur pyeten se kush janë ata, do të thonë “Ne jemi turq [myslimanë]”, ose “Ne jemi të krishterë”, një burrë i këtij vendi përgjigjet: “Unë jam shqiptar”. -John Hobhouse-
- “Turqit… zakonisht termat i pafe dhe shqiptar i konsiderojnë sinonime.”-Enciklopedia e re Amerikane Vol. I A – Araguay – 1867–
- “Shqiptari është gjithmonë shqiptar. Serbët myslimanë dhe bullgarët myslimanë kanë të gjithë ndjenjën e nacionalitetit të fshirë nga ndikimi i fuqishëm i Islamit. Ata njihen si turqit më fanatikë në Europë dhe të afërmit e tyre të krishterë i frikësohen shumë. “Turqit “, nuk mund të thuhet fort, do të thotë në Gadishullin Ballkanik mysliman, dhe nuk ka të bëjë fare me racën. Shumë ‘turq’ nuk dinë turqisht dhe flasin serbisht pastër.” -Edith Durham-
- “Në aktin tuaj të akuzës ju përpiqeni t’i ndani shqiptarët mes myslimanëve dhe të krishterëve. Për mua kjo është ofenduese. Unë nuk jam as mysliman dhe as i krishterë, por shqiptar”. -Jakup Krasniqi-
- “Të parët tanë ishin epirotët prej nga doli vetë Pirro, fuqinë e të cilit romakët mezi e përballuan. Ata epirotët që me armët e tyre u nisën dhe pushtuan Taranton dhe shumë pjesë nga Italia. Dhe meqenëse ju e shpallni Shqipërinë pjesë të Maqedonisë, ju merrni parasysh pra, se të parët tanë si fisnikë që shkuan deri në Indi nën Aleksandrin e Madh, duke mundur të gjithë njerëzit që dolën para tyre me shumë lehtësi”. -Skënderbeu-
- “Prandej pritet që mitologjia shqiptare të jetë mjaft sinkretike. Mund të flitet për shtresa alogjene përgjatë boshtit të një konstanteje lehtësisht të identifikueshme që është: kulti i karakterit (genit) të racës.”-Arshi Pipa-
- “Kur unë isha djalë i vogël”, thoshte një shqiptar mysliman, “Unë u dërgova në shkollë në Kostandinopol. Ata më thoshin që unë isha Turk; Unë thashë që unë jam Shqiptar. Unë nuk mund të thosha që isha turk. Atëherë ata fillonin të më ktheheshin mua dhe të më quanin qen. Unë i kam urryer ata që atëhere.”-Edith Durham-